Basketboll

BARCELONA NDAHET ME YLLIN E SKUADRËS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me humbjen tronditëse në turneun final të ligës spanjolle, Barcelona tani zyrtarisht është vënë në ”gjah”  dhe po punon në listën për stinorin e ardhshëm, ku katalunasit do të drejtohen nga trajneri, Sarunas Jasikevicius.

Siç njoftoi klubi sot zyrtarisht, një nga emrat që nuk do të jenë më pjesë e Barçës dhe nuk bën pjesë në planet e ekspertit lituanez, është gjiganti kroat, Ante Tomiç i cili sonte edhe zyrtarisht i dha lamtumirën Barcelonës përmes Twitter-it.

 

Këto ishin tetë vite të shkëlqyera në Barça. Më pëlqeu çdo ditë! Kam luajtur me lojtarë të pabesueshëm dhe jam prapa secilit prej tyre në jetë dhe në fushë. Kam punuar me njerëz të pabesueshëm, ju nuk i dini emrat e tyre, ata nuk fitojnë miliona, por ata e bëjnë Barcelonën “më shumë se një klub”. Faleminderit!”, shkroi sonte Tomiç.

 

 

Tomiç ka veshur fanellën e Barcelonës që nga 2012 dhe ka shërbyer si kapiten i skuadrës në vitet e fundit. Ata kanë fituar katër Kupa spanjolle dhe një liga spanjolle së bashku.

Qendra 33-vjeçare kroate, ka mesatarisht 7.4 pikë, 4.5 kërcime, 1.2 asistime mbi gjithsej 59 ndeshje me Barcelonën këtë sezon që shkoi. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.