Basketboll

NETS PLANIFIKOJNË OFERTË NË DREJTIM TË POPOVICH

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe nga NBA, Brooklyn Nets po planifikon ti bëjë ofertë strategut serb, Gregg Popovich.

Sipas disa mediumeve amerikane, raportohet se Nets po planifikojnë ti bëjnë ofertë serioze, në mënyrë që ta joshin trajnerin e famshëm, Popovich që në stinorin e ardhshëm ta drejtojë ekipin e tyre.

Popovich e drejton skuadrën tjetër të madhe nga NBA, San Antonio Spurs për 24 vite rresht dhe largimi nga Spurs do të jetë vështirë i mundur, vetëm nëse i vije ndonjë ofertë astronomike, do të mund të ndryshonin gjërat.

Popovich në krye me San Antonion ka 5 tituj kampioni(1999, 2003, 2005, 2007, 2014). Ndërsa trajneri i vitit në NBA është zgjedhur 3 herë(2003, 2012, 2014). /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.