Basketboll

OLIMPIAKOSI ZYRTARIZON TRANSFERIN E RADHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe greke, Olimpiakos ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme një transferim në skuadër.

Olimpiakos ka firmosur sot me basketbollistin grek, Giannoulis Larentzakis, në një marrëveshje tre-vjeçare

Larentzakis 27-vjeçar në stinorin e fundit, ishte pjesë e skuadrës nga elita spanjolle, Murcia, ku kishte mesatarisht 8,7 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.5 asistime në mbi 19 ndeshje në ligën spanjolle me UCAM Murcia.

Para Murcia, Larentzakis gjithashtu luajti në Greqi për nëntë vjet me Aigaleo (2010-2011), Ikaros Chalkidas (2011–2013), Aris (2013–2014), Kolossos (2014–2016) dhe AEK (2016–2019).

Olympiacos së fundmi shtoi në ekip edhe Livio Jean-Charles, Hassan Martin dhe Aaron Harrison, ndërsa janë afër një marrëveshje për zgjatje kontrate me Sasha Vezenkov. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.