ISH-BASKETBOLLISTI I BASHKIMIT, NË KLUBIN E FAMSHËM TË ELITËS POLAKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Bashkimit të Prizrenit, për ata që e mbajnë në mend, pllejmejkeri amerikan Theron Bussey, është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com
Bussey ka nënshkruajtur me skuadrën e madhe polake, Anwil Wloclawek dhe në stinorin e ardhshëm do të luaj aty.
Bussey gjatë sezonit 2019-20 ishte pjesë e skuadrës së madhe qipriote, AEK Larnaca ku kishte mesatare prej 9.5 pikë për ndeshje.
Të kujtojmë që Bussey në stinorin 2015/16, ishte pjesë e skuadrës kosovare të Bashkimit që në atë kohë drejtohej nga trajneri, Petar Mijoviç dhe Bussey me Bashkimin stinorin e përfundoi me mesatare impresionuese prej 15.2 pikë, 4.5 asiste dhe 4.4 kërcime duke lënë gjurmë pozitive në klubin dhe basketbollin kosovar. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.