PËRFAQËSUESJA A TEK FEMRAT EDHE ZYRTARISHT NË GARAT ZYRTARE TË FIBA-S
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për paraqitjen e Përfaqësueses A të Femrave në garat zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.
Vendimi i bordit të FBK-së, sipas këtyre të fundit është marrë pasi është diskutuar më parë në Bord dhe pas analizave të bëra për Përfaqësueset e Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorit të Përfaqësueseve, Granit Rugova.
Federata e Basketbollit e Kosovës në njoftim zyrtar thotë, se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të Përfaqësueses sonë në garat e FIBA-s, ku për vashat tona seniore do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë zyrtare të FIBA-s.
Komentet janë të mbyllura.