Basketboll

GASOL TE BARCELONA? FLET ANËTARI I BORDIT TË KATALUNASVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë kësaj jave u përfol shumë, për një transferim të mundshëm të veteranit Pau Gasol, tek Barcelona por që si duket nuk do të ndodhë, transmeton AsistiOnline.com

Anëtari i bordit të ekipit të Barcelonës, ​​Joan Blade ka thënë se Gasolin nuk do ta shohim në fanellën e Blaugrana vitin e ardhshëm.

Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Pau Gasol“, është shprehur kategorik Blade.

Gasol ka qenë jashtë parketit që nga marsi i vitit të kaluar kur theu këmbën. Ai humbi tërë sezonin 2019/20. Dhe ka qenë një agjent i lirë që nga nëntori, sepse ndërpreu kontratën e tij me ekipin nga NBA, Portland.

Spanjolli, Pau Gasol luajti për Barcelonën nga 1998 në 2001, dhe më pas shkoi në NBA. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.