Basketboll

RINOVIMI I RADHËS TEK EFESI

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti gjerman, Tibor Pleiss rinovoi sot kontratën e tij me Anadolu Efes, njoftoi vetë klubi turk.

Zgjatja e kontratës do të jetë për dy sezone me një mundësi edhe për një sezon shtesë.

Qendra 30-vjeçare gjermane u transferua tek Efesi në vitin 2018 për një vit, por që më pas u zgjat edhe për një tjetër, ndërsa tash ai siguroi edhe një zgjatje të kontratës 2 + 1 me klubin nga Stambolli.

Sezoni 2019-20, i shkurtuar nga pandemia e koronavirusit e zuri Pleissin me mesatare prej, 9.5 pikë dhe 4.3 kërcime për ndeshje në Euroligë këtë stinor.

Përpos Pleiss, Efesi ditë më pari vazhdoi kontratat edhe me Rodrigue Beaubois, Chris Singleton dhe Bugrahan Tuncer. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.