L.A LAKERS NË ORLANDO PA RONDON
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e fuqishme amerikane, Los Angeles Lakers do të nisë rifillimin e NBA-së që përfundon sezonin pa fundorin e ekipit, Rajon Rondo.
Rajon Rondo do të jetë jashtë parketit për gjashtë deri në tetë javë për shkak të një dëmtimi në gishtin e madh të dorës së djathtë, sipas raporteve të shumta.
Fundori 34-vjeçar i pikave të Los Angeles Lakers, pas këtij lëndimi do t’i nënshtrohet një operacioni dhe afati fillestar i mungesës së tij e detyron atë të jetë larg ekipit për tetë ndeshjet shtesë të sezonit të rregullt dhe raundin e parë të play-off’it.
Rondo sivjet luajti në 48 ndeshje të sezonit 2019-20 përpara vendimit për të pezulluar stinorin dhe kishte mesatarisht 7.1 pikë, 5.0 asistime dhe 3.0 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.