MUNGESA E WESTBROOK DO TA “VRASË” HOUSTONIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti dhe tash trajneri amerikan nga NBA, Kevin McHale, komentoi situatën në Houston Rockets pas rasteve me COVID-19 të shfaqura në ekipin teksan.
Kevin McHale konsiderohet si një nga alo-qendrat më të mira në historinë e basketbollit, ai fitoi famë duke luajtur në Boston Celtics me të cilët ishte kampion në tre raste.
McHale analizoi ekipin e Houston Rockets tek të cilët më parë ishte si ndihmës trajner, ai tregon se si do të dukeshin Rockets pa yllin e skuadrës, Russell Westbrook i cili është infektuar me koronavirus dhe do ti mungojë ekipit në fazat fillestare të rinisjes.
“Russell është një atlet i lartë dhe motori i ekipit, kështu që jam i sigurt që ai do të luajë sa më shpejt që mjekët ta lejojnë. Ekziston një ritëm i caktuar që duhet të ndiqni kur jeni profesionist, keni një numër të caktuar minutash për të luajtur dhe jeni të kujdesshëm që të mos lëndoheni. Russ nuk do të jetë me ekipin për 7 deri në 14 ditë. Mund të prishë ritmin e Houston sepse tani është shumë e rëndësishme që shokët e skuadrës të mësohen me njëri-tjetrin në këtë garë. Unë mendoj se mungesa e Westbrook do të vrasë Houstonin“, tha Kevin McHale.
NBA pritet të vazhdojë në Orlando më 31 korrik, pas ndërprerjes në mars, shkaku i pandemisë COVID-19. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.