FENERI TRANSFERON BASKETBOLLISTIN ME PËRVOJË TË MADHE NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti turk i basketbollit, Fenerbahçe Beko e ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme edhe transferin e gjashtë në ekip.
Fenerbahce njoftoi se klubi ka rënë dakord për marrëveshje me alo-qendrën amerikane, Jarell Eddie me kontratë 1 vjeçare, por me mundësi vazhdimi edhe për 1 sezon tjetër.
28-vjeçari kaloi sezonin 2019-2020 në Spanjë me ekipin e UCAM Murcia, duke pasur mesatare prej, 14.4 pikë, 3.1 kërcime në mbi 22 ndeshje.
Para Murcia, aloja amerikane bëri debutimin e tij evropian në Francë me SIG Strasburg. Ai garoi si në Ligën Franceze si dhe në Ligën e Kampionëve të Basketbollit me ekipin francez.
Gjatë katër viteve të tij në SH.B.A, Eddie luajti në NBA për Wizards, Suns, Celtics dhe Bulls, si dhe në G League për Austin Spurs dhe Bulls Windy City.
Fenerbahce është afër të përfundojë listën për sezonin e ardhshëm. Para Eddie, ata kishin shtuar në ekip edhe pesë lojtarë tjerë si: DyShawn Pierre, Johnathan Hamilton, Danilo Barthel, Edgaras Ulanovas dhe Lorenzo Brown. Ndërsa ekipit nga Stambolli pritet ti bashkohet në ekip edhe fundori me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.