Basketboll

MBYLLEN MIQËSORET NË NBA: MËSONI SKUADRAT QË TREGUAN FORMËN MË TË MIRË

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesnatën që po e lëmë pas, është mbyllur pjesa e paraparë e ndeshjeve miqësore, para rifillimit të stinorit në NBA, ku 22 skuadrat e ligës zhvilluan nga tre ndeshje testuese për të parë se ku janë me përgatitje para ndeshjeve të vërteta.
 
Pas përfundimit të kësaj faze të rëndësishme në NBA, AsistiOnline.com ju sjellë ekskluzivisht skuadrat që qëndruan më mirë me fitore, por edhe ato që patën seri negative në këtë fazë testuese të NBA-së.
 
Skuadrat si Oklahoma dhe Pelicans ishin dy skuadrat e vetme treguan formën më të lartë në këto miqësore, sepse nga tre ndeshje të zhvilluara, arritën po aq fitore(3-3).
 
Në anën tjetër edhe ekipet si: Clippers, Lakers, Toronto, Phoenix, Indiana, Houston, Dallas, Utah, Milwaukee, arritën seri pozitive, duke renditur nga dy fitore dhe nga një disfatë secila(2-1).
 
Me seri negative në këtë fazë ishin ekipet: Sacramento, Brooklyn, Orlando, Denver, Memphis, Miami, Spurs, Celtics, Philadelphia, të cilat pësuan nga dy disfata dhe arritën nga një fitore(1-2).
 
Ndërsa dy skuadrat që patën seri të zezë në këtë fazë janë: Portland dhe Wizards, që pësuan nga tre disfata nga po aq ndeshje të zhvilluara(0-3).
 
Ndeshjet zyrtare të rifillimit të stinorit në NBA, rifillojnë më 31 korrik dhe AsistiOnline.com do të raportojë për të gjithë stinorin e mbetur, deri në fazën finale, andaj qëndroni me ne. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.