Basketboll

MERAKLI T’BASKETIT – XHEMAJLI FLET PËR RIFILLIMIN E STINORIT DHE FAVORITËT PËR TITULL NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Rifillimi i stinorit në NBA po afrohet, pasiqë pikërisht sonte në mesnatë pritet të luhen ndeshjet e para që nga pezullimi i tyre në muajin mars, shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan AsistiOnline.com

Komentatori i NBA-së në Platformën Art Motion, njëherazit administrator i grupit, ”Merakli t’basketit” në Facebook, Besim Xhemajli në një bisedë për AsistiOnline.com, ka folur në lidhje me rifillimin e stinorit në NBA, por edhe për fazat vendimtare të kampionatit, ”play off”-in dhe finalen.

Ne e kemi thënë se ky do të jetë njëri prej sezoneve më të paparashikueshme në fillim kur ka filluar kampionati. Megjithatë shfaqja e virusit Covid-19 i ka tejkaluar parashikimet tona, mirëpo në aspektin negativ fatkeqësisht. Tani me rikthimin e ndeshjeve rikthehet edhe ndjenja e basketbolldashësve të kesaj lige që e përjetojmë me vite e vite. Normalisht unë kam edhe dyshimet e mija sa i përket kësaj faze të lojërave të mbetura. Kjo pauzë kaq e gjatë ka mundësi të ketë ndikuar në skuadrat e NBA-së, kur e dimë që para se të ndërpriten ndeshjet, lojtarët ishin në formën e tyre më të lartë të sezonit, kur kishin mbetur më pak se 20 ndeshje, pa u përmbyllur totali i 82 lojërave. Megjithatë, bordi i NBA-së, ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke i’u mundësuar skuadrave disa ndeshje miqësore në mënyrë që lojtarët të marrin formën e kërkuar. Poashtu, reduktimi i skuadrave pjesëmarrëse ne këtë fazë është një tjetër vendim shumë i mirë, duke e bërë këtë periudhë edhe më interesante në luftën për pjesëmarrje në ”play off”, thotë Xhemajli.

Duke vazhduar të flasë për një stinor me shumë telashe në NBA e që pritet të rinisë sonte, në pjesën e dytë të bisedës, Xhemajli u fokusua tek skuadrat që pritet të jenë në ”play off” sipas tij dhe se cilat prej tyre i sheh ai favorite.

Sa i përket skuadrave favorite, mendimin që e kam pasur në fillim të sezonës e kam edhe tani. Madje edhe me vetëbesim më të plotë. Në konferencën Lindore, lideri Milëakuee Bucks i ka gjasat më të mëdha që të arrijë në finalen e madhe. E them këtë duke u bazuar në potencialin e skuadrës si dhe përvojën e lojtarëve që i ka në dispozicion, Mike Budenholzer duke qenë skuadra e dytë me moshën mesatare më të vjetër ne ligë. Milëakuee’n e rrezikojnë dy skuadra: Toronto Raptors si dhe Boston Celtics. Mirëpo, të dyja këto do të kenë shumë probleme në mbrojtje kur do të përballen me MVP e sezonës së kaluar dhe me shumë mundësi të këtij stinori, Giannis Antetokounmpo.

Ndërsa kur jemi tek Perëndimi, ashtu siq janë në dy pozitat e para në renditje, ashtu edhe i shoh në finale të kësaj konferense dy skuadrat nga California, LA Lakers dhe LA Clippers. Forma e Lebron James dhe komponimi në mënyrën më të mirë të mundshme i skuadrës nga Frank Vogel, ka bërë që 16 herë kampioni i NBA-së të marrin primatin e liderit në këtë konferëncë pas plotë 10 vitesh e në mungesë pjesëmarrje ne playoff pas 6 viteve. Skuadra tjetër nga po i njejti qytet, do të jetë kërcënimi kryesor i Lakers. Madje, Clippers është vlerësuar nga shumë analist si më favorite për ta fituar titullin e parë në histori të klubit për herë të parë. Krejt kjo duke pas parasysh ardhjet e reja në këtë skuadër me dy yjet si Kaëhi Leonard dhe Paul George dhe disa lojtar tjerë shumë puntor si Marcus Morris, Patrick Beverly dhe Lou Ëilliams. Tek kjo konferencë është Houston Rockets që sipas mendimit tim ka dështuar të dëshmoj se është e gatshme për t’iu përball dy skuadrave të lartë përmendura dukë u renditur në pozitën e 6-të, ani pse përbëhet nga dy super yje e dikur edhe MVP, James Harden e Russel Ëestbrook”.

Krejt në fund, Xhemajli jep edhe prognozën e tij, se kush do të jenë ekipet që do të luajnë në finalen e madhe të NBA dhe se kush do ta fitonte atë potencialisht.

Përfundimisht, nga këndi i vlerësimit më të drejtë e mendoj se do të jetë përvoja e Lebron James që do e dërgoj skuadrën e LA Lakers në finale, aty ku do të takohet me Milëakuee Bucks. Ndërsa, nëse flasim nga këndvështrimi i tifozllëkut, unë do e parapëlqeja finalen klasike, Celtics vs Lakers”, tha krejt në fund, Xhemajli. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.