Basketboll

ORLANDO E RIFILLON ME FITORE NDAJ NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Orlando Magic e ka rifilluar stinorin e NBA-së në mënyrën më të mirë të mundshme sonte.

Ekipi i Steve Clifford e ka mposhtur, konkurentin direkt për ”play off”, Brooklyn Nets me rezultat, 118-128, duke e pasur rezultatin në favor të tyre përgjatë gjithë kohës edhe pse, Nets në çerekun e fundit arritën që ta ngushtonin rezultatin e ndeshjes në maksimum, por jo sa të rrezikojnë fitoren e Magic, për fund dhe kështu këta të fundit i’u gëzuan fitores.

Dy evropianët, Evan Fournier me 24 pikë e Nikola Vucevic me 22 sosh u dalluan në këtë fitore të Orlandos sonte.

Në anën tjetër tek Nets, të pamjaftueshëm për fitore ishin, Timothe Luwawu-Cabarrot me 24 pikë e Caris Levert me 17 pikë.

Me këtë fitore, Orlando rritë serinë e triumfeve me 31 sosh dhe ka 35 humbje, ndërsa Nets kanë 30 fitore dhe 35 humbje. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.