Basketboll

CLIPPERS DËRRMOJNË PELIKANËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër ekipet favorite për titullin e NBA-së sivjet, LA Clippers e ka arritur një fitore më të lehtë se që është pritur, ndaj New Orleans Pelicans.

Clippers kanë mposhtur Pelikanët 126-103, në një ndeshje të cilën e kontrolluan nga fillimi e deri në fund, duke mos hasur në telashe për të gjetur triumfin në asnjë moment.

Si zakonisht dy më të disponuarit për lojë në fitoren e Clippers ishin: Paul George me 28 pikë e Kawhi Leonard me 24 sosh.

Tek Pelicans s’mjaftuan për triumf, Nickeil Alexander-Walker me 15 pikë e Brandon Ingram me 14 sosh. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=pCJZdkWjOtw

Komentet janë të mbyllura.