Basketboll

BOSTONI FITON DRAMËN NDAJ PORTLANDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar me vështirësi, duelin ndaj Portland Trail Blazers në përballjen e djeshme që përfundoi pak para mesnatës në Orlando të Floridas.

Në pjesën e parë ekipi i Brad Stevenes e kontrolloi krejtësisht këtë fraksion loje, por që në pjesën e dytë Portlandi hyri me një ‘fytyrë’ krejtë ndryshe dhe nga minusi që ishin deri në 24 pikëve dallim, Portlandi arriti ta shkrinte këtë epërsi dhe madje edhe të dilte në avantazh në një periudhë loje, por që në fundin e ndeshjes, Celtics u treguan më të kujdesshëm dhe arritën fitore të merituar 124-128.

Individët më të dalluar në këtë fitore të vështirë të Celtics mbrëmë ishin: Jayson Tatum me 24 pikë, si dhe Jaylen Brown me 30 sosh.

Tek Portland, që për pak e lëshuan befasinë nga duart u dalluan, Jusuf Nurkic e Damian Lillard me nga 30 pikë.

Me këtë fitore, Celtics tash arritën në seri prej 44 triumfesh, karshi 22 disfatave dhe kanë siguruar play off’in. Ndërsa Blazers tash kanë 38 humbje dhe vetëm 30 fitore, duke rrezikuar seriozisht hyrjen në play off. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=U-bGMl5q5Zw

Komentet janë të mbyllura.