Basketboll

LAKERS PËSOJNË THELLË NGA THUNDER

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja kryesore e natës në NBA, i ka takuar Oklahomas që ka mposhtur liderin e perëndimit, LA Lakers.

Ekipi i drejtuar nga Billy Donovan në këtë sfidë, për asnjë moment nuk e lëshoi rezultatin nga menagjimi dhe në fund, fitorja ishte e padiskutueshme dhe e thellë për ta, 86-105.

Chris Paul me 21 pikë, 7 asiste e 6 kërcime, si dhe Danilo Gallinari me 19 pikë e 7 kërcime u dalluan në këtë fitore të Thunder.

Tek Lakers në anën tjetër s’mjaftuan, LeBron James me 19 pikë e 11 kërcime, por as Dion Waiters me 14 pikë.

Vlen të ceket se të dyja ekipet e kanë siguruar play off’in e garës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.