FIBA RENDIT ASTERA TUHINËN NË MESIN E TOP-16 LOJTAREVE PERSPEKTIVE(U-16)
Prishtinë(AsistiOnline) – Në një artikull që është botuar ditën e sotme nga ueb-sajti zyrtar i FIBA-s, flitet për basketbollistet e reja femra(U-16) në Evropë, në mesin e tyre është edhe talentja e spikatur kosovare, Astera Tuhina.
Në fakt artikulli është përpiluar nga kolumnisti i FIBA’s dhe njëherazit, specialist basketbolli të femrave në FIBA dhe FIBA Europe, Paul Nilsen i cili është tepër i apasionuar pas promovimit të basketbollit të femrave – veçanërisht në nivelin e grupmoshave të reja në të gjithë botën, transmeton AsistiOnline.com
Në këtë artikull, ku renditen shumë basketbolliste të talentuara dhe njohura nga Evropa, Tuhina përshkruhet në këtë mënyrë nga kolumnisti i FIBA-s.
”Dora e majtë, dora e djathtë, shtrirjet, një gamë e madhe xhirimi, vizion i shkëlqyeshëm dhe një gjallëri në parket që ju bën të buzëqeshni, Tuhina është një basketbolliste argëtuese për tu parë. Edhe ajo është e patrembur, vitin e kaluar duke luajtur kundër lojtarëve që ishin 4-5 vjet më të vjetra në Kampionatin Evropian të FIBA U-20 të grave, ku ajo meritoi të fitojë vlerësime të shkëlqyera. Ajo është një shpresë e madhe për Kosovën, pasi një nga vendet më të reja të basketbollit përpiqet ta vendosë veten në hartën sportive”, thuhet në përshkrim..
16 vjeçarja, Astera Tuhina luan në pozitën e pllejmejkeres dhe ka një gjatësi prej, 169cm, ajo aktualisht luan në Spanjë me ekipin e ”Promete” si dhe për shpresat e Përfaqësueses së Kosovës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.