Basketboll

HENRIK SHIRKO TRANSFEROHET NË ELITËN KROATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kroat që stinorin e kaluar luajti për skuadrën e KB Pejës, Henrik Sirko është bërë me skuadër të re.

Alo-qendra 198centimetërshe, ka nënshkruajtur me skuadrën nga elita kroate, KK Sibenik, pjesë e të cilëve ishte më parë dhe pikërisht nga ky qytet e ka edhe prejardhjen.

Shirko ka luajtur sezonin e fundit në ekipin kosovar KB Peja dhe në 24 ndeshje me pejanët ishte pikëshënuesi i pestë më i mirë i ekipit me 18.0 pikë, 8.7 kërcime (lider i kërcimeve tek pejanët), 3.8 asiste dhe 1.5 vjedhje topash për ndeshje. Shirko e ndihmoi Pejën të fitonin Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu luajti 9 ndeshje në Ligën Ballkanike ku pati statistika mjaft të shquara prej, 16.7 pikë, 8.8 kërcime, si dhe 2.4 asiste për ndeshje

Shirko përfaqësoi Kroacinë në Kampionatin Evropian U20 në Tallinn(Estoni) shtatë vjet më parë. Statistikat e tij në atë ngjarje ishin 9 ndeshje: 10.8 pikë, 4.6 kërcime dhe 2.3 asiste për ndeshje.

Shirko ka luajtur profesionalisht në Bosnje (Siroki), Greqi (Peristeri GS Athinë) dhe Kroaci (Split, Zadar, Kvarner, Jolly dhe Zabok). /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.