Basketboll

SENZACIONALE: SUNS VAZHDOJNË PA HUMBJE, SHUMË AFËR ZONËS PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Phoenix Suns e ka vazhduar edhe këtë xhiro, serinë e ndeshjeve pa humbje në rifillimin e stinorit në NBA.

“Viktimë” e ekipit të Suns, kësaj radhe ishte ekipi i Philadelphias, që Suns e mposhtën me rezultatin final, 117-130 dhe në anën tjetër humbja e Memphis Grizzlies nga Bostoni, bëri që ekipi i Phoenixit të kalojë në pozitën e 9-të e cila e afron edhe më shumë afër Play Off-it të garës.

Fantastiku Devin Booker ishte afër shifrave triple-double në këtë sfidë, duke realizuar 35 pikë, 9 kërcime, si dhe 7 asiste, por u dallua edhe Miles Bridges me 24 sosh.

Tek Phila s’mjaftuan për fitore, Burks me 23 pikë e Neto me 22 sosh.

Me këtë fitore, Suns ngjiten në pozitën e 9-të në tabelë, ndërsa Philadelphia edhe përkundër kësaj humbje e ka siguruar Play Off-in. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.