Basketboll

LILLARD SHKËLQEN, PORTLAND NJË FITORE LARG PLAY OFF’IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Me performancën maestrale të Dame Lillard ndaj Dallasit, Portlandi arriti fitore ndaj tyre dhe tashmë është një hap larg plej-off’it.

Sa i përket ndeshjes, kjo ishte tejet e barabartë dhe deri në fund, rezultati i saj ishte shumë i ngushtë, por në fund vendosën detajet e vogla dhe Portland që po lufton për një vend në plej-off, fitoi ndaj Mavs(134-131) me këta të fundit që tashmë e kanë siguruar fazën finale të stinorit në NBA.

I zakonshmi Lillard me plotë 61 pikë, 5 kërcime e 8 asiste, shkëlqeu në fitoren e Blazers mbrëmë, i ndihmuar edhe nga veterani, Carmelo Anthony me 26 pikë e 8 kërcime.

Tek Dallasi u dalluan, Kristaps Porzingis me 36 pikë e Luka Donçiç me 25 pikë, 10 asiste e 8 kërcime.

Për të arritur fazën e plej-off’it, Blazers ju duhet të fitojnë në xhiron e ardhshme, ose që Phoenix Suns të humbasë, ndërsa Dallasi tashmë e ka siguruar fazën në fjalë. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=lYdjgiHNiGc

Komentet janë të mbyllura.