Basketboll

MERRET VENDIMI PËR GIANNIS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks do të përfundojë stinorin e rregullt të NBA-së, pa super-yllin e ekipit, Giannis Antetokounmpo.

Giannis Antetokounmpo goditi kokë më kokë, Moritz Wagner-in gjatë ndeshjes, Bucks-Wizards në Orlando dhe kjo bëri që liga e NBA-së, të marrë vendim për pezullimin për një lojë pa pagesë të basketbollistit grek.

Antetokounmpo do të jetë përsëri i gatshëm për hapjen e serisë së ‘play-off’-it që Bucks e luajnë kundër Orlando Magic.

Antetokounmpo do të ”vuaj” pezullimin e tij të enjten, kur Milwaukee përballet me Memphis Grizzlies në Qendrën Atletike Visa në Orlando.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.