Basketboll

LAKERS ”GODITEN” QË NË START NGA PORTLAND I LILLARDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Befasia e parë e Play Off-it, ka ardhur edhe në Konferencën Perëndimore të NBA-së

Portland Trail Blazers kanë mposhtur favoritin e kësaj serie por edhe favoritin për titull, LA Lakersat e Jamesit me rezultat 93-100, duke ju treguar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj tyre, për të kapur fazën e dytë të play off-it.

Super-ylli i Blazersave, Damian Lillard shkëlequ edhe në këtë takim për ekipin e tij, duke qenë realizatori më i mirë në fitoren e tyre me 34 pikë, 5 asiste dhe 5 kërcime, por u dallua edhe CJ Mc Collum me 21 të tjera.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me triple-double prej 23 pikë-17 kërcime-16 asiste, por as Anthony Davis me 28 pikë e 11 kërcime.

Portland tash avancon në seri 1-0 ndaj Lakers, ndërsa ndeshja e dytë mes skuadrave zhvillohet më 21 gusht. /AsistiOnline.com 

https://www.youtube.com/watch?v=L9vhZkYFECA&feature=emb_title

 

Komentet janë të mbyllura.