BOSTONI 2-0 NDAJ PHILADELPHIAS
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë arritur edhe fitoren e dytë me radhë në fazën e parë të play off-it në NBA.
Celtics kanë arritur të triumfojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Philadelphias me rezutat të përgjithshëm, 128-101.
Individët më të dalluar në fitoren e Celtics ishin, Jayson Tatum me 33 pikë i ndihmuar edhe nga Kemba Walker e Jaylen Brown me nga 20 sosh.
Tek Phila s’mjaftuan për fitore, 34 pikë e 10 kërcime të Joel Embiidit.
Vlen të ceket se skuadra që arrin katër fitore, plasohet në fazën e dytë, ndeshja e tretë mes këtyre skuadrave luhet më 22 gusht. /AsistiOnline.com
https://m.youtube.com/watch?feature=emb_title&v=brtUmU3-42o
Komentet janë të mbyllura.