Basketboll

MIAMI DY FITORE LARG FAZËS SË DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Miami Heat e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në raundin e parë të play off-it me ndeshjet ndaj Indiana Pacers.

Heat kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Indianas me rezultat final, 100-109 edhe pse ndeshja ishte tejet e barabartë, sidomos në pjesën e parë, por në të dytën me Miamin që kishte kontrollin e lehtë të rezultatit të cilin në fund edhe e shfrytëzoi për të arritur fitore.

Kontribuesit kryesorë në fitoren e Heat sonte ishin, Duncan Robinson me 24 pikë dhe Goran Dragiç me 20 pikë e 6 asiste.

Tek Indiana s’mjaftuan për fitore, Victor Oladipo me 22 pikë dhe Malcolm Brogdon me 17 sosh.

Tash Miami ka avantazh prej 2-0 në seri të fitoreve dhe i duhen edhe dy fitore të tjera, për të kaluar në fazën e dytë. Ndeshja e radhës mes këtyre skuadrave zhvillohet më 3 gusht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.