Basketboll

HOUSTONI 2-0 NDAJ OKLAHOMAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Houston Rockets e kanë arritur edhe fitoren e dytë me radhë ndaj Oklahomas në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA.

Rockets kanë mposhtur ekipin e Thunder me rezultat përfundimtar 111-98, duke rritur avantazhin e serisë në 2-0.

James Harden me 21 pikë, 9 asiste dhe 5 kërcime, por edhe Danuel House me 19 pikë e 9 kërcime u dalluan në këtë fitore për Houstonin.

Tek Thunder s’mjaftuan për triumf, Shai Gilgeous me 31 pikë e 6 kërcime, por as Danilo Gallinari me 17 pikë e 5 kërcime. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=yXR5_8bvRsM

Komentet janë të mbyllura.