Basketboll

YLLI I OLIMPIAKOSIT SHËROHET NGA COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i njohur grek i Olimpiakosit, Kostas Papanikolaou është përsëri i shëndetshëm dhe pa COVID-19.

Shuteri grek, Kostas Papanikolaou është i gatshëm të kthehet në veprim, pasi tashmë është shëruar nga koronavirusi dhe shumë shpejtë pritet të fillojë ushtrimet individuale.

Papanikolaou u gjet negativ me virus në dy teste të veçanta të fundit dhe do të fillojë të shtunën (22/08) stërvitjet individuale dhe më vonë edhe ato ekipore që të jetë i gatshëm për stinorin e ri.

Pas ekzaminimeve standarde mjekësore, ai pritet të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit. Nga rezultatet e testeve specifike, do të përcaktohet, se kur do të jetë në gjendje që ai të ushtrojë përsëri me shokët e tij të skuadrës.

Papanikolaou u gjet pozitiv ndaj COVID-19 pas kthimit nga pushimet e tij dhe ende nuk është bashkuar në kampin e stërvitjeve para-sezonale të Olimpiakosit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.