Basketboll

MIAMI NJË FITORE LARG KALIMIT TË FAZËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Miami Heat e ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë, ndaj Indiana Pacers në fazën e parë të play off-it në NBA.

Heat kanë mposhtur ekipin e Pacers me rezultat të ngushtë, 115-124, por shumë të vlefshëm në luftën e tyre për kalimin në gjysmëfinalen e konferencës së tyre.

Edhe në këtë sfidë, Jimmy Butler me 27 pikë e 8 kërcime ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Heat, por u dallua edhe Goran Dragiç me 24 pikë.

Tek Indiana s’mjaftoi për fitore performanca maestrale e Malcolm Brogdon që realizoi double, double fantastik prej 34 pikëve e e 14 asisteve, por pati edhe 7 kërcime.

Ndeshja e radhës mes këtyre skuadrave dhe që mund të jetë e fundit për Pacers, pasiqë Miami po avancon 3-0 në seri, do të zhvillohet më 25 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=xXJ3Hmd0CVE

Komentet janë të mbyllura.