Basketboll

OKLAHOMA FITON DHE NGUSHTON SERINË NDAJ HOUSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Oklahoma City Thunder e ka fituar përballjen e tretë ndaj Houston Rockets, në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA.

Thunder kanë arritur të mposhtin ekipin e Houstonit por vetëm pas vazhdimeve me shifrat finale, 119-107, në një ndeshje e cila në pjesën e parë(57-63) ju takoi “raketave” të Houstonit, por që në pjesën e dytë Thunder u këndellën dhe fillimisht e dërguan ndeshjen në vazhdime(104-104), ndërsa më pas e fituan krejtësisht atë(119-107).

Denis Schroder me 29 pikë, 5 asiste dhe 5 kërcime, si dhe Chris Paul me 26 pikë, 6 kërcime dhe 5 asiste u dalluan në këtë fitore shumë të vlefshme për OKC.

Në anën tjetër tek Houstoni s’mjaftoi për fitore, performanca e shkëlqyer e James Harden që në këtë sfidë realizoi, 38 pikë, 8 asiste dhe 7 kërcime.

Tash seria e ndeshjeve ngushtohet në 1-2 në të mirë të Houstonit dhe ndeshja e radhës mes ekipeve zhvillohet më 24 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=yY8jN3UeMD0

Komentet janë të mbyllura.