NICK NURSE TRAJNERI I VITIT NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Nick Nurse i Toronto Raptors është emëruar trajner i vitit në NBA për stinorin 2019-20.
Toronto Raptors njoftoi të shtunën se Nick Nurse është emëruar traineri më i mirë i sezonit 2019-20 në NBA. Trajneri i cili udhëhoqi Raptors në një rekord 53-19 gjatë sezonit të rregullt vitin e kaluar(i dyti në NBA) dhe vendosi një rekord të ekskluzivitetit me një përqindje fituese prej 0,736, ndërsa në fund të stinorit shpalli kampion të NBA-së, për herë të parë në histori ekipin nga Kanadaja.
Liga e NBA, ndau rezultatet e votimit të mediave, ku Nurse fitoi para Mike Budenholzer(Milwaukee Bucks) dhe Billy Donovan(Oklahoma City Thunder).
Nurse u bë trajneri i tretë në historinë e ekipit të Raptors që fitoi këtë çmim, duke u bashkuar me Dwane Casey (2017-18) dhe Sam Mitchell (2006-07). /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.