Basketboll

ME SERI PERFEKTE, BOSTONI SKUADRA E PARË GJYSMËFINALISTE E LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Boston Celtics para pak çasteve u bë ekipi i parë, që sivjet e kaloi fazën e parë të play off-it në NBA.

Celtics mposhtën ekipin e Philadelphias në ndeshjen e katërt me radhë, kësaj here me rezultat 106-110, në një sfidë tejet të fortë, që përkundër tentimeve të ekipit të Sixers, që ta fitonin këtë sfidë dhe të mos eleminohen kaq herët nga play offi, ekipit të Bred Stevens kjo nuk i interesoi fare dhe në fund me meritë, Celtics fituan ndeshjen dhe eleminuan nga gara e sivjetme e NBA-së, Philadelphian.

Basketbollistët më të spikatur në këtë fitore shumë të rëndësishme të Bostonit sonte ishin, Kemba Walker me 32 pikë, 4 kërcime dhe 4 asiste, si dhe Jayson Tatum me double, double 28 pikë e 15 kërcime.

Tek Philadelphia s’mjaftuan për fitore, Joel Embiid me double, double 27 pikë e 10 kërcime, por as Tobias Harris me 20 pikë e 5 kërcime.

Me seri perfekte prej 4 ndeshjeve të luajtura me po aq fitore ndaj Philadelphias, Bostoni kaloi në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, atje ku e presin fituesin e duelit, Milwaukee – Indiana. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.