Basketboll

BOSTON-TORONTO, GJYSMËFINALJA E PARË E LINDJES NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Është kompletuar edhe çifti i parë gjysmëfinal në Konferencën Lindore të NBA-së, pas fitores së Torontos në mesnatë ndaj Brooklyn Nets.

Kampionët aktualë të NBA-së, dje mposhtën për herë të katërt radhazi Brooklynin me rezultat të thellë, 122-150 dhe siguruan vendin e tyre në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, atje ku i pret Boston Celtics që poashtu ka mposhtur Philadelphian, 4-0 në seri.

Më të dalluarit në fitoren e mbrëmshme të Torontos ishin, Norman Powell me 29 pikë dhe Serge Ibaka me 27 sosh.

Tek Nets s’mjaftuan për fitore, 35 pikët e Caris LeVert.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje për Raptors u lëndua ylli i skuadrës kanadeze, Kyle Lowry i cili në fillim të çerekut të parë e lëndoi nyjen e këmbës dhe s’u kthye më në parket. /AsistiOnline.com

https://m.youtube.com/watch?v=aYHcbndtc7Q

Komentet janë të mbyllura.