Basketboll

OKC FANTASTIKE, BARAZON SERINË NDAJ HOUSTONIT NË 2-2

Prishtinë(AsistiOnline) – Oklahoma Thunder e ka mposhtur për të dytën herë me radhë Houstonin, për të barazuar serinë e fazës së parë të play off-it në NBA.

Thunder kanë mposhtur Houstonin me rezultat 117-114, në një ndeshje shumë të ngushtë dhe interesante deri në sekondat e fundit, por që në fund fati buzëqeshi për ekipin e Billy Donovan.

Denis Schroder me 30 pikë dhe Chris Paul me 26 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të madhe për OKC-në.

Tek Houstoni s’mjaftuan për fitore, James Harden me 32 pikë, 15 asiste e 8 kërcime, por as Eric Gordon me 23 pikë.

Tash seria e ndeshjeve mes skuadrave barazohet në 2-2 dhe ndeshja e radhës mes tyre luhet më 27 gusht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.