Basketboll

MIAMI HEAT – SKUADRA TJETËR NGA LINDJA QË SIGURON GJYSMËFINALEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat është bërë skuadra e tretë nga Konferenca Lindore e NBA-së, që ka siguruar fazën e play off-it sivjet.

Heat kanë mposhtur edhe në ndeshjen e katërt me radhë skuadrën e Indiana Pacers, kësaj radhe me rezultat të përgjithshëm, 99-87.

Më të dalluarit në fitoren e Heat mbrëmë ishin, Goran Dragiç me 23 pikë e 5 kërcime, si dhe Tyler Herro me 16 pikë.

Te Indiana s’mjaftuan për fitore, Victor Oladipo me 25 pikë e 8 kërcime, si dhe Myles Turner me 22 pikë e 14 kërcime.

Me këtë fitore dhe seri finale prej 4-0 ndaj Indianas, Miami kaloi në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, atje ku e pret fituesin e sfidës, Milwaukee-Orlando. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=3omesDucFic

Komentet janë të mbyllura.