Basketboll

MILWAUKEE MPOSHT ORLANDON DHE PLASOHET NË GJYSMËFINALE TË LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Milwaukee Bucks e ka arritur edhe fitoren e katërt me radhë, ndaj Orlando Magic në fazën e parë të play off-it në NBA dhe me ç’rast e ka siguruar kalimin në fazën e dytë të garës.

Bucks kanë mposhtur ekipin e Orlandos me rezultat të përgjithshëm, 118-104 duke mos hasur në telashe dhe për të triumfuar në takimin i cili i dërgoi në fazën e dytë të play off-it.

Për këtë fitore shumë të vlefshme të Bucks u dalluan, i zakonshmi Giannis Antetokounmpo me double, double 28 pikë e 17 kërcime, si dhe Khris Middleton poashtu me double, double 21 pikë e 10 kërcime.

Tek Magic s’mjaftoi për fitore, Nikola Vucevic me double, double 22 pikë e 15 kërcime.

Me seri prej 4 fitore dhe 1 humbje ndaj Orlandos, Milwaukee kaloi në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, atje ku e pret Miami Heat që ditë më parë kishte mposhtur Indianan 4-0 në seri fitoresh. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.