Basketboll

KAMPIONI FITON NË SEKONDËN E FUNDIT DHE NDEZ SHPRESAT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Shënimi për tre pikë i OG Anunoby në 0.05 sekonda pa përfunduar sfida me asistimin nga vija e autit të Kyle Lowry’t, i ka sjellur fitoren e madhe dhe të shumë kërkuara, Torontos ndaj Bostonit.

Skuadra kampione aktuale e NBA-së, ka mposhtur Bostonin në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të lindjes me rezultat, 103-104, duke e ngushtuar bilancin e ndeshjeve mes skuadrave në 2-1.

Në këtë fitore të madhe për Raptors spikatën, Kyle Lowry me 31 pikë, 6 kërcime dhe 8 asiste, si dhe Fred VanVleet me 25 pikë, ndërsa game-winneri i ndeshjes, OG Anunoby realizoi double, double 12 pikë e 10 kërcime.

Tek Bostoni që s’kishte fat për fitore u dalluan, Kemba Walker me 29 pikë, por as Jaylen Brown me double, double, 19 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 6 shtator nga ora 00:30. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.