Basketboll

CLIPPERS E FILLOJNË VRULLSHËM NDAJ DENVERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Clippers e kanë nisur me fitore të thellë, serinë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Denver Nuggets.

Djelmoshat e Doc Riversit kanë arritur të mposhtin thellë, Denverin me rezultat të përgjithshëm prej 120-97 dhe kështu kanë bërë hapin e parë drejt finales së Konferencës.

Yjet e skuadrës, Leonard me 29 pikë e George me 19 sosh, spikatën në këtë fitore të Clippers.

Tek Nuggets s’mjaftoi për fitore, Nik Jokic me 15 pikë e as Paul Millsap me 13 sosh.

Ndeshja e dytë e serisë mes këtyre skuadrave luhet më 6 shtator ora 03:00.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=IEgsptVdpc0

Komentet janë të mbyllura.