Basketboll

BASHKIMI KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT, DACI MBETET TEK PRIZRENASET

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet më të mira e viteve të fundit në baskebtollin kosovar femëror, Saranda Daci do të jetë pjesë e Bashkimit të Prizrenit së paku edhe për një stinor.

Në fakt, javë më parë AsistiOnline.com kishte raportuar ekskluzivisht se basketbollistja pejane ka arritur marrëveshje për zgjatje kontrate me skuadrën që drejtohet nga Rrahman Përteshi dhe ditën e sotme ekipi i Bashkimit në llogarinë zyrtare në Facebook e konfirmoi se ka vazhduar kontratën me basketbollisten në fjalë edhe për një stinor.

Njëra prej lojtareve më të mira në pozitën e saj, Saranda Daci ka vazhduar kontratën me Bashkimin edhe për edicionin 2020/21. Sazi edicionin e shkuar kontribuoi në sukseset e klubit, duke ndihmuar në triumfin e Superkupës dhe Kupës së Kosovës. Pas këtyre sukseseve, Sazi synon që edhe në edicionin e ri të rrëmbejë edhe trofetë tjerë, të cilët i synon Bashkimi. Me Sazin në përbërje dhe basketbollistet tjera, ekipi ka marrë formë për edicionin e ri dhe është në pritje të fillimit të stërvitjeve dhe kampionatit. Sazi ishte MVP i Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.