Basketboll

HOUSTONI E NISË ME FITORE NDAJ LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Houston Rockets e kanë nisur me fitore përballjen e parë të gjysmëfinales së lindjes ndaj LA Lakers.

Ekipi i Mike D’Antonit kanë mposhtur në ndeshjen e parë atë të Frank Vogel me rezultat tejet të thellë, 97-112, në një ndeshje tek e cila dallimi kryesor mes skuadrave u bë në çerekun e fundit me Lakers që shënuan vetëm 6 pikë dhe ‘raketat’ e shfrytëzuan këtë, duke e fituar ndeshjen në fund.

James Harden me 36 pikë dhe Russell Westbrook me 24 sosh, u dalluan në këtë fitore të Rockets mbrëmë.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, Anthony Davis me double-double 25 pikë e 14 kërcime dhe LeBron James me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asiste.

Ndeshja e dytë e serisë luhet më 7 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=LqnW5yhU6uw

Komentet janë të mbyllura.