Basketboll

NUGGETS TRIUMFOJNË NDAJ CLIPPERS PËR BARAZIM SERIE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e kanë barazuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të perëndimit ndaj LA Clippers në 1-1.

Në fakt fitorja e Nuggets në këtë sfidë, erdhi si befasi për faktin se Clippers llogariteshin favorit i madh para ndeshjes, por ekipi i trajnerit Michael Malone ju doli ndryshe, për faktin se gjatë tërë kohës e mbizotëroi rezultatin dhe në fund me meritë arriti fitore, 101-110.

Jamal Murray ishte më i miri në këtë fitore shumë të vlefshme për nuggets, duke realizuar 27 pikë, 6 asiste e 3 kërcime, por u dallua edhe Nik Jokic me 26 pikë e 18 kërcime.

Tek Clippers s’mjaftuan për fitore dyshja, George me 22 pikë e as Leonard me 13 pikë.

Seria e ndeshjeve mes dy skuadrave tash barazohet në 1-1 dhe sfida e radhës mes tyre luhet më 8 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=4XM9lfzAY1s

 

Komentet janë të mbyllura.