Basketboll

YLLI SHTON NË SKUADËR EDHE DY TALENTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri.

Therandasit kanë njoftuar sot, se kanë shtuar në skuadrën seniore edhe dyshen e re dhe të talentuar, Zejd Gashi dhe Arbon Shala të cilët pritet të marrin përvojën e duhur në ekipin e parë.

Zejd Gashi dhe Arbon Shala kompletojnë listën e lojtarëve të ri, që do ju jepet mundësia për të mësuar nga pjesa tjetër e ekipit dhe të shfaqin talentin i cili nuk ju mungon”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Golden Eagle deri tani ka njoftuar për risi të shumta, fillimisht vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin nga Mali i Zi, Dragan Radoviç, pastaj ardhjet e reja, shqiptari nga Mali i Zi, Blendi Avdili, plejmejkeri amerikan, Cody John, si dhe rinovimin e kontratave me lojtarët kyçë nga edicioni i kaluar, Valon Bunjaku, Samir Zekiqi, Rilind Krasniqi dhe Egzon Kuqi. Ndërsa tek therandasit risitë nuk pritet të ndalen me kaq, për faktin se janë premtuar edhe ardhje të tjera, sikurse vendore ashtu edhe të huaja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.