RUGOVA MUND TË LARGOHET NGA PRISHTINA, EKIPE TË INTERESUARA PËR TË
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prishtinas Fisnik Rugova mund të largohet nga skuadra e Sigal Prishtinës, ekip në të cilin e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
Në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, qendra 207 centimetërshe ka treguar se ende nuk e ka vulosur të ardhmen e tij, porse ka oferta të cilat po i shqyrton me kujdes.
”Të jem realist, ende nuk ka diçka konkrete dhe të saktë. Janë disa ekipe të interesuara për shërbimet e mija dhe besoj që brenda pak ditëve do ta vulosi të ardhmen time”, tha Fisi.
Të kujtojmë se Rugova përpos Prishtinës, ka luajtur edhe tek Peja për dy sezone(2014-2016), ndërsa në stinorin e fundit 20/21 me prishtinasit kishte mesatare prej, 9.1 pikëve, 4.9 kërcimeve dhe 1.4 asisteve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.