Basketboll

CLIPPERS MPOSHTIN DENVERIN, RIKTHEJNË AVANTAZHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Clippers e kanë fituar përballjen e tretë gjysmëfinale të perëndimit ndaj Denver Nuggets.

Clippers kanë arritur me shumë telashe që të marrin fitoren e dytë të serisë, ndaj një ekipi të papërshtatshëm, siç di të jetë Denveri që nuk u dorëzua deri në fund edhe pse fitorja në fund ju takoi Clippersave me rezultat, 113-107.

Koshashënuesi më i mirë i Clippers në këtë fitore ishte i zakonshmi, Paul George me 32 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, por u dallua edhe Leonard me 23 pikë, 14 kërcime e 6 asiste.

Tek Clippers s’mjaftuan për fitore, Nikolla Jokic me 32 pikë, 12 kërcime e 8 asiste, por as Michael Porter Jr me 18 pikë e 10 kërcime.

Seria e ndeshjeve tash kalon në të mirë të Clippers 2-1, ndërsa ndeshja e radhës luhet më 10 shtator. /AsistiOnline.com/ 

https://www.youtube.com/watch?v=qyKDW-Dt1mw

Komentet janë të mbyllura.