Basketboll

MIAMI FINALISTI I PARË I LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat janë finalisti i parë i Konferencës Lindore në NBA.

Skuadra e Miamit ka mposhtur në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale, ekipin e Milwaukee Bucks me rezultat final, 94-103 dhe kështu u kualifikua në finale të lindjes.

Jimmy Butler me 17 pikë, 10 kërcime e 6 asiste, si dhe Goran Dragiç me 17 pikë, ishin më të spikaturit në këtë fitore shumë të vlefshme për ekipin e Miamit.

Tek Bucks që luajtën pa super-yllin e skuadrës, Giannis Antetokounmpo, s’mjaftoi për fitore, Khris Middleton me 23 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.

Me seri të përgjithshme prej 4-1 ndaj Bucks, Miami Heat kalon në finale të Konferencës Lindore, atje ku e pret fituesin e takimit, Toronto-Boston.

/AsistiOnline.com/ 

https://www.youtube.com/watch?v=EyRMqH14CZw&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.