Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër moshës që ka arritur, LeBron James vazhdon të ketë sukses me të gjitha skuadrat e NBA-së kudo që luan.
Në mbrëmjen e djeshme, përpos fitores së Lakers ndaj Houston Rockets me rezultat, 102-112 dhe marrjes së avantazhit të serisë ndaj ‘raketave’, Me fitoren e ekipit të tij, LeBron James u bë lojtari me më së shumti fitore në Play Off të historisë së NBA-së me 162 fitore në total.
James në takimin përballë Houstonit realizoi, 36 pikë, 7 kërcime dhe 5 asiste, i ndihmuar edhe nga ylli tjetër i skuadrës, Anthony Davis që pati 26 pikë, 15 kërcime dhe shtoi 6 asiste.
Tek Houstoni s’mjaftuan për fitore dy yjet e skuadrës, James Harden me 33 pikë, 9 kërcime e 9 asiste, por as Russell Westbrook me 30 pikë, 8 kërcime e 6 asiste.
Rezultati aktual në seri, tash bartet 2-1 në të mirë të Lakersave. Ndërsa ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale luhet më 11 shtator.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=t9dilxZw2YM&feature=emb_title



