Basketboll

CLIPPERS FITOJNË PËRSËRI, NJË FITORE LARG FINALES SË PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Clippers e kanë fituar duelin e katërt gjysmëfinal të perëndimit ndaj Denverit.

Clippers të prirë nga Leonard që shkëlequ në këtë sfidë, mposhtën ekipin e Nuggets me rezultat final, 96-85 në një ndeshje tejet interesante, por që u pa forca më e madhe që e ka ekipi i Doc Riversit.

Kawhi Leonard ishte i pakapshëm në këtë sfidë për Nuggets, duke realizuar 30 pikë, 11 kërcime e 9 asiste, por u dallua edhe Montrezl Harrell me 15 pikë.

Tek Nuggets s’mjaftoi për fitore, Nik Jokic me 26 pikë, 11 kërcime e 6 asiste.

Tash seria e ndeshjeve bartet 3-1 në të mirë të Clippers, luhet më 12 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=U4ZtpIZ-Xdc

Komentet janë të mbyllura.