PRIZRENI KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT, ZYRTARIZON ALO-QENDRËN AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka kompletuar edhe transferimin e dytë të huaj në skuadër për edicionin e ri.
Prizrenasit kanë njoftuar para pak çasteve, se kanë arritur marrëveshje me alo-qendrën amerikane, Josh Martin. Lojtar të cilin para pak ditëve Asistionline.com e kishte paralajmëruar ekskluzivisht se do të bëhet lojtar i ekipit të Ponte dhe në fakt ashtu edhe ndodhi, sepse skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati sot konfirmon lajmin tonë.
”Pas Ty Nichols, përforcimi ynë i dytë i huaj do jetë Josh Martin i gjatë 202 cm i cili luan në pozitat 3/4/5. Martin ka qenë pjesë e ligës amerikane NCAA 1 i cili ka luajtur në skuadrat Cal Poly University dhe Santa Clara University. Martin pritet të jetë ndihmes e madhe nën trapez për Urim Zenelajn. Pas Nichols dhe Martin gjatë javës do prezentojm edhe përforcimin e tretë dhe të fundit të huaj si dhe një lojtari vendorë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.
Të kujtojmë se Ponte Prizreni është një nga dy skuadrat më aktive në merkaton e verës sivjet, duke rinovuar bashkëpunimin me shuimicën e lojtarëve kyçë nga edicioni i kaluar si: Urim Zenelaj, Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Ty Nichols , Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Edison Krasniqi, dhe Jon Pirana. Ndërsa ekipin do ta udhëheqin edhe për një stinor dyshja, Arbnor Rifati dhe Edin Kërveshi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.