Basketboll

MIAMI VAZHDON SHKËLQIMIN, THELLON SERINË NDAJ BOSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e kanë arritur edhe fitoren e dytë rresht të finales së lindjes në NBA, ndaj Boston Celtics.

Heat kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë rresht, skuadrën e Celtics dhe kësaj here me rezultat, 101-106, për t’ju afruar kështu në vetëm dy fitore, finales së përgjithshme të garës më të fortë të basketbollit në botë.

Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Heat padyshim që ishin, slloveni Goran Dragiç me 25 pikë, 5 asiste dhe 3 kërcime, por performancë të shkëlqyer, dhuroi edhe Bam Adebayo që realizoi 21 pikë, 10 kërcime e 4 asiste.

Tek Celtics s’mjaftuan për fitore, Kemba Walker me 23 pikë e as Jayson Tatum e Jaylen Brown me nga 21 sosh.

Tash seria e ndeshjeve thellohet në 2-0 në të mirë të Miamit dhe ndeshja e tretë mes tyre zhvillohet më 20 shtator.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.