Basketboll

LAKERS E NISIN ME FITORE FINALEN E KONFERENCËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers e kanë nisur në mënyrë perfekte, serinë finale të perëndimit ndaj Denver Nuggets.

Lakers kanë arritur të mposhtin Denverin me rezultat, 126-114 një ndeshje tejet interesante, por që në fund fitores i’u gëzua vetëm një ekip, ai i Lakers dhe me meritë.

Për këtë fitore tejet të vlefshme të Lakers, kontribuesit kryesorë ishin, Anthony Davis me 37 pikë, 10 kërcime e 4 asiste dhe Caldwell Pope me 18 pikë.

Tek Nuggets s’mjaftuan për triumf të zakonshmit, Jamal Murray e Nik Jokic me nga 21 pikë secili.

Lakers e marrin në start avantazhin e serisë finale ndaj Nuggets 1-0 dhe ndeshja e radhës mes skuadrave zhvillohet më 21 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.