Basketboll

ZYRTARE: ARTI HAJDARI KALON TE PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka mbyllur merkaton verore për stinorin e ri me një transfer tejet cilësor.

Prizrenasit para pak minutave, kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin pejan, Arti Hajdari.

Hajdari që luan në pozitën e pllejmejkerit, ka nënshkuajtur kontratë njëvjeqare me mundësi vazhdimi me skuadrën që drejtohet nga tekniku, Arbnor Rifati.

Arti Hajdari në stinorin e kaluar ishte pjesë e Pejës me të cilët pati mesatare prej, 5.1 pikë, 2.3 kërcime e 1.0 asiste, ndërsa gjysëmstinorin e parë ishte pjesë e Feronikelit me të cilët pati mesatare prej, 20.7 pikë, 4.5 kërcime e 3.3 asiste për ndeshje.

Me Arti Hajdarin skuadra e Ponte Prizrenit ka paralajmëruar se është kompletuar për edicionin e ri dhe pret një vendim sa më të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë që të fillojë stërvitjet për edicionin e ri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.