Basketboll

RAHOVECI VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME KAPITENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës, Bardh Rexha.
 
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut, ”vreshtarët” kanë njoftuar se kanë rinovuar kontratën me kapitenin e skuadrës.

 

Kapiteni Bardh Rexha do të jetë pjesë e jona në edicionin e ri të garave, me shpresën më të madhe se do t’i arrijmë objektivat e vëna. Bardhi, është treguesi më i qartë i asaj se ne synojmë që të ndërtojmë të ardhmen me një bazë të fortë, ku fjalën kryesore do ta ketë akademia e klubit. Me përvojën e së shkuarës e me forcën e së tashmes, për ta ndritur të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit.

Rexha me Rahovecin në stinorin e shkuar pati mesatare prej, 6.8 pikë, 4.8 kërcime dhe 0.4 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.